Avanntive Consulting është themeluar në Tiranë më 31 janar 2011 nga Znj. Laura Qorlaze, ish ortake dhe përfaqësuese ligjore i shoqërisë. Duke filluar nga muaji prill 2016, Avanntive Consulting drejtohet nga Znj. Olta Kaziaj, profesioniste me mbi 10 vjet eksperiencë në finance dhe kontabilitet në Shqipëri.
Gjatë eksperiencës se saj Znj. Kaziaj ka qenë përgjegjëse për mbikëqyrjen e një game të gjerë shërbimesh të ofruara si për klientët vendas ashtu edhe për ato ndërkombëtarë, duke përfshirë kontabilitet, shërbime këshillimi financiar, due diligence, vlerësimin dhe përgatitjen e planeve të biznesit; pajtueshmërinë me taksat dhe konsulencë fiskale; konsulencë në kontabilitet dhe shërbime të tjera konsulence në biznes. Ajo i ka shërbyer klientëve në një gamë të gjerë industrish, kryesisht në energji, sigurime, tregti me shumicë, shërbime publike, ndërtim dhe produktet e konsumit.
Znj. Kaziaj është diplomuar në Finance dhe Drejtësi dhe është Kontabël i Miratuar në Shqipëri.
Anëtarët e ekipit tonë janë këshilltarët financiarë dhe fiskal të disa prej kompanive më të mëdha dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Profesionistët e Avanntive Consulting kanë përvojën dhe aftësitë qoftë në shërbim, tregti, teknologji, marketing, apo industri të shitjes me pakicë. Ata ndihmojnë në identifikimin dhe lidhjen me nevojat dhe objektivat specifikë të klientëve për të zhvilluar dhe shpërndarë zgjidhjet e duhura, me vëmendje të vazhdueshme, të përkushtuar në detajet dhe pritjet e klientit.
Përvoja, aftësitë dhe metoda e orientuar drejt klientit së bashku janë tiparet dalluese të Avanntive.