Ekspertët në Avanntive Consulting ofrojnë mbajtjen në mënyrë elektronike të kontabilitetit duke përdorur software të specializuar. Ne regjistrojmë të dhënat e kontabilitetit në përputhje me standardet vendase; përpunojmë faturat hyrëse dhe dalëse; përgatisim transaksionet cash dhe ato bankare; mbajmë ditarin, librin e përgjithshëm dhe ato ndihmës; kryejmë bilance vërtetuese; përgatisim paketa të raportimit në grup dhe pajtimit me raportet financiare vendase; si dhe bëjmë rregullime tatimore për qëllim të tatimit mbi të ardhurat dhe raportimeve të tjera tatimore.
Shërbimet e kontabilitetit që ne ofrojmë përfshijnë:
Përgatitja e pasqyrave financiare sipas SNRF
Ne ofrojmë asistencë teknike dhe udhëzime metodologjike për përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe/ose Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Shqipërisë (SKKSH). Ky proçes është përshtatur në një mënyrë të tillë që ndihmon kontabilistin tuaj të mësojë nga trajnimi në punë dhe t’i përdorë njohuritë e fituara në të ardhmen.
Konvertimi i pasqyrave financiare në përputhje me SKK në pasqyra financiare në përputhje me SNRF
Ndryshimi i standardeve të kontabilitetit nuk është detyrë e lehtë. Avanntive i kupton vështirësitë dhe rreziqet dhe ju udhëheq përmes proçesit të miratimit të SNRF, konvertimit të pasqyrave financiare nga standardet kombëtare, për t’i lidhur raportet tuaja financiare me kuadrin raportues të shoqërisë mëmë ose për të qenë në përputhje me kërkesat e reja rregullatore. Ne vlerësojmë ndikimin që do të ketë zbatimi i SNRF në aspektet e biznesit tuaj dhe hartojmë një plan zbatimi të SNRF për të përmbushur nevojat dhe kërkesat tuaja specifike, duke siguruar mbështetjen thelbësore teknike të nevojshme për ta bërë kalimin në mënyrë të sukseshme.
Përgatitja e pasqyrave financiare në përputhje me SKK
Trajnim mbi SKK dhe SNRF
Kurset e trajnimit të Avanntive i përgjigjen nevojës në rritje për trajnim mbi SNRF, dhe veçanërisht SNRF në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, dhe SKK të Shqipërisë. Kurset tona të trajnimit shërbejnë edhe si forume të ekspertëve të kontabilitetit ku mund të ngrihen dhe të diskutohen çështjet më të rëndësishme të kontabilitetit. Modulet e trajnimit përqendrohen në hartuesit e pasqyrave financiare. Ato përmbajnë ligjërata të udhëheqësve, konsiderata në grup të studimeve të rastit, si dhe një provim të vogël në fund të sesionit të trajnimit, me dhënien e një çertifikate për përfundimin me sukses të kursit.
Këshillim mbi çështje të kontabilitetit që lidhen me SKK dhe SNRF
Ne ofrojmë këshillim të kualifikuar për trajtimin e fushave me interes sipas SNRF dhe SKK, qoftë për një transaksion i ri apo një investim të planifikuar ose të kryer kohët e fundit. Këshillimi ynë bazohet në specifikat e çështjes suaj të biznesit, por plotësisht në përputhje me kuadrin përkatës.