Ekspertët në Avanntive Consulting ofrojnë mbajtjen në mënyrë elektronike të kontabilitetit duke përdorur software të specializuar. Ne regjistrojmë të dhënat e kontabilitetit në përputhje me standardet vendase; përpunojmë faturat hyrëse dhe dalëse; përgatisim transaksionet cash dhe ato bankare; mbajmë ditarin, librin e përgjithshëm dhe ato ndihmës; kryejmë bilance vërtetuese; përgatisim paketa të raportimit në grup dhe pajtimit me raportet financiare vendase; si dhe bëjmë rregullime tatimore për qëllim të tatimit mbi të ardhurat dhe raportimeve të tjera tatimore.
Shërbimet e kontabilitetit që ne ofrojmë përfshijnë:
• Përgatitja e pasqyrave financiare sipas SNRF
• Konvertimi i pasqyrave financiare në përputhje me SKK në pasqyra financiare në përputhje me SNRF
• Përgatitja e pasqyrave financiare në përputhje me SKK
• Trajnim mbi SKK dhe SNRF
• Këshillim mbi çështje të kontabilitetit që lidhen me SKK dhe SNRF