Shërbimet tona këshilluese përqëndrohen në mbështetjen dhe këshillimin e klientëve tanë gjatë procesit të hapjes së bizneseve të reja, shkrirjes mes bizneseve ekzistuese, marrjes me koncesion, sigurimin e lehtësirave për kreditim, si dhe lëvizjet tjera të mëdha të biznesit. Ne i formulojmë këshillat tonë në mënyrë që ato të përshtaten me çdo transaksion, duke përfshirë çështjet specifike të shoqërisë dhe industrisë. Rezultati i punës sonë është një raportim gjithëpërfshirës, i fokusur në biznes që ndihmon proçesin e vendimarrjes suaj.
Ne ofrojmë Shërbime Këshillimi në:
Përgatitjen e planeve të biznesit Ekipi ynë mund t’ju ndihmojë të ndërtoni plane biznesi me qëllim që të shfrytëzoni lehtësirat e kreditimit, duke u fokusuar në misionin e biznesit tuaj ose në objektiva të tjera të biznesit, bazuar në parashikimet e efekteve financiare të një biznesi të ri ose ristrukturimin e biznesit ekzistues. Ne ju ndihmojmë të identifikoni treguesit kyç për një sërë skenarësh të performancës.
Vlerësimin e biznesit Ne mund t’ju ndihmojmë të ndërtoni modele biznesi të bazuara në parashikimet e efekteve financiare të ristrukturimit të një biznesi si dhe të përcaktoni një gamë vlerash të biznesit tuaj.
Due diligence financiare Avanntive mund t’ju ndihmojë në kryerjen e analizës së detajuar financiare (due diligence) si për blerjet ashtu edhe për shitësit. Kjo due dilegence përfshin të kuptuarit e kompanisë së synuar, identifikimin e faktorëve kyçë që ndikojnë në rritjen e biznesit dhe risqet kryesore, analizën dhe paraqitjen e përfundimeve për vendimmarrësit, si dhe organizimin dhe menaxhimin e një data room-i për investitorët e interesuar.
Studimet e fizibilitetit Avanntive mund të sjellë ekspertizën tonë në kryerjen e studimeve të fizibilitetit me qëllim shfrytëzimin e lehtësirave të kreditimit ose tërheqjen e investitorëve bazuar në parashikimet e efekteve financiare të një biznesi të ri ose ristrukturimin e biznesit ekzistues, si dhe përcaktimin e treguesve kyç të performancës për një sërë skenarësh të performancës.