Avanntive Consulting beson se ju duhet të prisni më shumë nga këshilluesi juaj fiskal. Ekipi ynë i mirëinformuar për detyrimet tatimore dhe në shërbimin tuaj të plotë, ju ofron shërbime të vazhdueshme profesionale në lidhje me listëpagesat, këshillimin fiskal dhe pajtueshmërinë me taksat për të përmbushur të gjitha kërkesat tuaja rregullatore dhe të tatim/taksave.
Shërbimet fiskale janë me rëndësi kritike duke pasur parasysh legjislacionin tatimor të ndërlikuar dhe gjithnjë në ndryshim në Shqipëri. Ato bëhen edhe më të rëndësishme në kontekstin e zhvillimeve të reja, si p.sh. iniciativa e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit, duke sjellë rritjen e numrit të bizneseve që lëvizin nga ekonomia informale në atë formale. Shoqëritë vendase kërkojnë të veprojnë në përputhje me progresin dhe kërkesat rregullatore në proçesin që ka nisur Shqipëria për t’u bërë një vend kandidat i BE, duke bërë që në mënyrë të pashmangshme një numër i madh shoqërish vendase ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me kërkesat rregullatore të reja dhe ekzistuese.
Përvoja jonë afatgjatë në punën me organet tatimore vendase na mundëson të qëndrojmë në kontakt me interpretimet ligjore, ligjet dhe rregulloret e reja, si dhe me ndryshimet, dhe lehtëson zgjidhjen e problemeve të vështira për klientët tanë.
Objektivi ynë është të ndihmojë shoqërinë tuaj të zvogëlojë taksat në mënyrë të zgjuar, efikase dhe ligjore. Ne njihemi nga afër me financat, planet dhe objektivat e shoqërisë suaj dhe zhvillojmë strategji që i paraprijnë nevojave tuaja. Ne mund t’ju ndihmojmë të kuptoni implikimet tatimore të zgjedhjeve të ndryshme, të identifikoni alternativat dhe të strukturoni biznesin dhe transaksionet tuaja në mënyrën më efikase nga pikëpamja tatimore.
Pajtueshmëria me taksat mund të jetë vërtet një fushë problematike, por Avanntive Consulting është mbrojtësi juaj gjithmonë vigjilent. Ne sigurojmë që ju të jeni në përputhje me gamën e gjerë të kërkesave tatimore dhe rregullatore, të integruara plotësisht me planin e përgjithshëm dhe objektivat financiare të biznesit tuaj, duke ju kursyer shqetësimin dhe kostot e panevojshme. Dhe çdo gjë që ju kurseni ligjërisht në taksa i shtohet të ardhurave tuaja.
Ne ofrojmë këto Shërbime të Pajtueshmërisë me Taksat:
Këshillim fiskal
Avanntive ofron strukturim dhe ristrukturim të taksave të bizneseve të sapoformuara apo atyre ekzistuese, ndihmon me proçedurat e rimbursimit të taksave, planifikimin dhe efikasitetin tatimor, shqyrtimin e taksave, zbatimin e marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, apelimin administrativ dhe proçedurat gjyqësore, si dhe due diligence.
Kontabilitet për tatimet dhe taksat
Shërbimet tona të kontabilitetit për tatimet dhe taksat përfshijnë përgatitjen e librit ditar, futjen e të dhënave në sistemin e kontabilitetit, përpunimin e faturave hyrëse, përgatitjen dhe përpunimin e faturave (fiskale) për shitjet, përpunimin e transaksioneve bankare, cash ose të tjera, dhe mirëmbajtjen e librit të llogarive, librit të përgjithshëm, si dhe të librave ndihmës.
Pajtueshmëra me taksat e drejtëpërdrejta dhe jo të drejtëpërdrejta
Ne përgatisim deklaratat tatimore mujore, tremujore dhe vjetore të shoqërisë suaj dhe ia paraqesim ato autoriteteve përkatëse tatimore dhe të punës.
Përfaqësues fiskal
Avanntive mund të veprojë si përfaqësuesi juaj për TVSH-në, duke u marrë me regjistrimin, çregjistrimin, paraqitjen e taksave si dhe sigurimin e një mbështetjeje të vazhdueshme.
Listëpagesat
Listëpagesat mund të përbëjnë një barrë të madhe për shoqërinë tuaj. Avanntive mund t’i shtojë vlerë punës suaj, duke bërë të mundur që ju të përqëndroheni në çështjet kryesore të biznesit dhe duke marrë përsipër funksionin e listëpagesave të shoqërisë suaj. Kjo përfshin përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve standarde të listëpagesave pranë organeve tatimore, paraqitjen e deklaratave tatimore mujore lidhur me listëpagesat, përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve që lidhen me punësimin në zyrën e punës, trajtimin e dokumentacionit për ndërprerjen e punësimit ose punësime të reja, si dhe administrimin e funksioneve të listëpagesave të personelit të huaj.
Shërbime sekretariale
Avanntive mund të shërbejë si sekretariati i shoqërisë suaj duke mbajtur në emrin tuaj korrespondencën me palët e treta.