Ekspertët në Avanntive Consulting ofrojnë mbajtjen në mënyrë elektronike të kontabilitetit duke përdorur software të specializuar. Ne regjistrojmë të dhënat e kontabilitetit në përputhje me standardet vendase; përpunojmë faturat hyrëse dhe dalëse; përgatisim transaksionet cash dhe ato bankare; mbajmë ditarin, librin e përgjithshëm dhe ato ndihmës; kryejmë bilance vërtetuese; përgatisim paketa të raportimit në grup dhe pajtimit me raportet financiare vendase; si dhe bëjmë rregullime tatimore për qëllim të tatimit mbi të ardhurat dhe raportimeve të tjera tatimore.

Shërbimet e kontabilitetit që ne ofrojmë përfshijnë:

  • Përgatitja e pasqyrave financiare sipas SNRF
  • Konvertimi i pasqyrave financiare në përputhje me SKK në pasqyra financiare në përputhje me SNRF
  • Përgatitja e pasqyrave financiare në përputhje me SKK
  • Trajnim mbi SKK dhe SNRF
  • Këshillim mbi çështje të kontabilitetit që lidhen me SKK dhe SNRF

Produkte

Avanntive Consulting ofron një gamë të gjerë shërbimesh në lidhje me këshillimin, kontabilitetin dhe taksat, dhe një larmi produktesh të përbëra nga...

MË SHUMË

Industritë

Specializimi në industri është një tipar dallues i fokusit të Avanntive Consulting në të gjithë linjat e shërbimeve tona të këshillimit, taksave dhe kontabilitetit. Ne jemi në harmoni me tendencat e rëndësishme në industrinë tuaj për t’ju informuar...

MË SHUMË

Projektet më të fundit

Avanntive Consulting është angazhuar së fundmi në një numër projektesh në sektorë të ndryshëm të industrisë si…

MË SHUMË