Stafi i talentuar, profesional dhe i orientuar drejt klientit e bën Avanntive një shoqëri të madhe dhe një vend të shkëlqyer për të punuar. Nëse rritja personale dhe profesionale, mundësia për të shfrytëzuar arsimimin tuaj, aftësitë dhe përvojën në një mjedis dinamik, të përshtatshëm dhe etik, si dhe shansi për të qenë pjesë e një firme të njohur private konsulence, janë të rëndësishme për ju, atëherë një karrierë në Avanntive mund të jetë zgjedhja e duhur.
Ne inkurajojmë dhe mbështesim pjesëtarët e stafit tonë për të arritur kualifikime profesionale brenda dhe jashtë vendit. Ata marrin pjesë në trajnime dhe seminare mbi kontabilitetin, pajtueshmërinë me taksat dhe janë të regjistruar në programe të avancuara që çojnë drejt kalimit të provimeve në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar.
Nëse dëshironi të zbuloni mundësitë e karrierës në Avanntive Consulting, na kontaktoni tani me hollësira të plota. Ne ofrojmë mundësi të barabarta dhe të gjitha kërkesat dhe aplikimet tuaja trajtohen me fshehtësi të plotë.

A je gati të bëhesh pjesë e skuadrës tonë?
Na kontakto në:

Email: avanntive@avanntive.al
Tel: 00355 4 2221666